BIK-u thërret konferencë urgjente për grevën në arsim

Prishtinë | 27 Sht 2022 | 11:47 | Nga Ekonomia Online

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava do të mbajë sot konferencë urgjente për media në lidhje me grevën në arsim.

Bashkësia Islame e Kosovës ka dërguar një njoftim ku thuhet se konferenca do të mbahet në ora 12:00 në selinë e BIK-ut në Prishtinë, raporton teve1.info

“Njoftojmë mediat se sot (27 shtator) Myftiu i Kosovës Naim ef. Tërnava do të mbajë një konferencë urgjente për shtyp përkitazi me grevën në arsim. Konferenca mbahet në orën 12:00 në selinë e Kryesisë së BIK-ut në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, greva e mësimdhënësve ka nisur më 25 gusht.

Të ngjashme