Bilalli: Problemet teknike të Vala-s në QKUK për shkak të avancimit teknologjik

Prishtinë | 05 Kor 2017 | 16:15 | Nga

Problemet e Vala-s në dy ditët e fundit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), kanë ndodhur për shkak të disa problemeve teknike.

Zyrtarët e Telekomit të Kosovës kanë thënë se ekipet e tyre dhe inxhinierët janë duke punuar për eliminimin e këtyre problemeve.

“Vala sot ka pasur disa problem teknike si rezultat i avancimit teknologjik që po ju bëjmë stacioneve në zonën e QKUK-së. Ekipet tona teknike së bashku me inxhinierët tanë janë duke punuar intensivisht për stabilizimin dhe optimizmin e shërbimeve mobile ne këtë zonë”, ka thënë për Telegrafin Arsim Bilalli zëdhënës i Telekomit të Kosovës.

Sipas tij, është çështje orësh kur shërbimet e VALA-s priten të përmirësohen në zonën në fjalë dhe përreth.

“Telekomi i Kosovës kërkon mirëkuptim nga ana e të gjithë klientëve për shkak të investimeve të reja në rrejt si dhe shtimin e antenave të reja nëpër zona dhe lokacione të caktuara”, tha Bilalli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme