Bilanci i Coronavirusit në të gjitha komunat që nga 13 marsi kur u konfirmuan rastet e para

Prishtinë | 29 Qer 2020 | 07:44 | Nga Ekonomia Online

Në Kosovë janë konfirmuar edhe 87 raste të reja me koronavirus, duke e çuar kështu në 2 mijë e 677 numrin e përgjithshëm të rasteve pozitive nga fillimi i pandemisë.

Nga ky numër, 1 mijë e 425 janë shëruar, kurse 49 të tjerë kanë ndërruar jetë.

Kështu, numri i rasteve aktive në vend është 1 mijë e 203 sosh.

Komuna më e prekur nga ky virus është Prishtina, me gjithsej 554 raste.

Pastaj vjen Komuna e Vushtrrisë, në të cilën nga 13 marsi janë konfirmuar gjithsej 322 të infektuar, 4 prej të cilëve kanë ndërruar jetë.

Komuna e tretë për nga numri i rasteve pozitive, Prizreni, ka numrin më të madh të të vdekurve nga COVID-19, gjithsej 10 viktima, ndërsa ka 283 raste të konfirmuara pozitive.

Më poshtë gjeni tabelën me të dhënat për numrin e rasteve pozitive dhe vdekjeve për secilën komunë të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme