Bill Clinton dhe Princi Charles nderojnë viktimat e Masakrës së Srebrenicës përmes video-konferencës

Prishtinë | 11 Kor 2020 | 12:45 | Nga Ekonomia Online

Një ceremoni për të shënuar 25 vjetorin e Masakrës së Srebrenicës u mbajt të shtunën në fshatin Potocari në Bosnjë dhe Hercegovinë, afër vendit të asaj që konsiderohet mizoria më e keqe në tokën europiane që nga Lufta e Dytë Botërore.

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton ishte pjesë e saj për të nderuar viktimat e gjenocidit serb, njofton Klan Kosova.

Përveç tij, prezent ishte edhe Princi Charles i Britanisë së Madhe dhe liderë të tjerë europianë.

Organizatorët kishin planifikuar të zhvillonin një organizim madhështor për të nderuar kujtimet e rreth 8,000 burrave dhe djemve të vrarë në masakër. Por një ngjarje e madhe duhej të anulohej për shkak të kufizimeve të paraqitura nga koronavirusi.

Normalisht, dhjetëra mijëra njerëz marrin pjesë në ceremoninë vjetore, por këtë vit, rreth 50 njerëz – shumica e udhëheqësve lokalë dhe të afërmit e viktimave – morën pjesë duke respektuar distancën sociale.

Pjesëmarrësit dhanë mesazhet e tyre për tragjedinë e popullit boshnjak.

Të ngjashme