Bislim Bislimaj i VV-së në konferencë për media, drejton gishtin nga Sokol Haliti

Prishtinë | 07 Nën 2021 | 15:42 | Nga Ekonomia Online

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Viti, Bislim Bislimaj përmes një konference të mbajtur për media është deklaruar në lidhje me raportimet se ai mund të ketë dhunuar një të mitur.

Për akuzën ndaj tij, Bislimi ka drejtuar gishtin ndaj kryetarit të kësaj komune, Sokol Halitit.

Ai ka thënë se me këmbëngulësi është prangosur dhe në mënyrë poshtëruese është dërguar në stacionin policorë në Gjilan.

“Unë dua të deklarohem për një padi të cilën ma kanë bë në mënyrë të paligjshme, në mënyrë të padinjitetshme, në mënyrë të gabuar dhe në mënyrë që të më shkaktojnë degradimin e dinjitetit tem. Monstrumi i quajtur Sokol Haliti duhet të largohet sa më shpejtë prej skenës politike dhe ti hapet një derë e vetme, jo e burgut por e çmendinës, ku e ka vendin e jo në shoqërinë tonë demokratike. Kjo agjendë është e orkestruar prej Sokol Halitit dhe vartësit të tij Jakup Haxhiu. Kërkojmë prej degëve të LDK-së që të distancohen prej kësaj propagande të paskupërllt”, ka thënë ai.

Bislimi ka deklaruar se akuza ndaj tij është politike dhe e padinjitetshme.

Ai ka thënë se akuza është orkestruar nga subjekti rival në prag të fushatës zgjedhore.

“Prandaj konsideroj se kjo akuzë ndaj meje është kryekëputë politike dhe e koordinuar e dirigjuar, e orkestruar nga subjekti rival politik para fushatës zgjedhore dhe në prag të fushatës zgjedhore për të bërë manipulime, koka të çelbura të partisë në pushtet për të fituar vota. Nuk është hera e parë që këto koka të çelbura kanë bërë ndikim, kanë shantazhu, kanë ushtruar presion mbi anëtarët e Lëvizjes. Kjo padi e turpshme tregon ligshin e subjektit rival politik”, ka deklaruar ai.

Bislimaj ka thënë se ai është në një fazë të menopauzës dhe se nuk ka ndjenja seksuale.

Përndryshe, ai ka deklaruar se me akuza të tilla është përballur edhe në të kaluarën.

“Akuzat ndaj meje për përdhunim është shumë e rëndë dhe e pabazueshme dhe pa kurrfarë faktesh. Këtë mund ta dokumentoj me pastërtinë time morale, juridike dhe politike se gjatë gjithë jetës sime 65- vjeçare, as në gjendje të dehur, as në gjendje narkoze, as në gjendje të dijes, nuk kam bërë këso veprime. Unë i kam paralajmëruar se jam në moshë 65-vjeçare dhe jam në stadimin e menopauzës dhe nuk kam ndjenja seksuale. Nuk është hera e parë që këto koka të çelbura kanë bërë ndikim, kanë shantazhu, kanë ushtruar presion mbi anëtarët e Lëvizjes. Kjo padi e turpshme tregon ligshin e subjektit rival politik”, ka shtuar ai.

Të ngjashme