Bislim Zogaj: Astriti s’ka qenë vetëm i Vetëvendosjes

Prishtinë | 20 Dhj 2016 | 15:35 | Nga

Deputeti i PDK-së, Bislim Zogaj ka thënë se dhimbja më e madhe për humbjen e Astrit Deharit i ka përjetuar familja e tij, e pas tyre Vetëvendosje, lëvizje së cilës ai i përkiste, njofton Klan Kosova.

“Dhimbja më e madhe pajtohem se pas familjes e kishte Vetëvendosje, por pavarësisht kësaj nuk kanë të drejt as ata as dikush tjetër të përfitojë politikisht në fatkeqësinë e tij”.

“Është për të ardhur keq se si Vetëvendosje ka ardhur në këtë nivel që në fatkeqësinë e një familjeje të devotshme të përfitojë”, është shprehur Zogaj.

“Çdoherë kërkohet që ministrat të largohen, unë i besoj versionit zyrtar se është vetëvrasje”.

“Ju lutem të keni kujdes sepse populli pret nga ne, mos manipuloni”.

“Thoni se herë ka drejtësi, herë s’ka drejtësi, herë ka institucione herë s’ka institucione, a ka apo s’ka”, ka vazhduar Zogaj.

“Mos luani me ndjenjat e njerëzve, qytetarëve dhe asaj familje të sakatosur pas lufte”.

“Keni mirëkuptim për familjen Dehari”, ka përfunduar Zogaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme