Bizneset italiane të interesuara të investojnë në fushën e mjedisit

Prishtinë | 29 Pri 2017 | 14:54 | Nga

Në përmbyllje të vizitës në Itali, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, takoi përfaqësues të bizneseve italiane në sektorin e mjedisit dhe autoritete lokalet të Komunës së Carrarës.

Ministri Shala kishte takime të ndara me përfaqësuesit e kompanisë, Ambienti e profilizuar në inxhinieri mjedisore, përkatësisht, Patrizia Vianello, kryeshefe dhe stafin udhëheqës të kësaj kompanie, po ashtu z. Shala takoi edhe përfaqësuesit e kompanisë “Ducati Energia”, përkatësisht udhëheqësin Guidalberto Guidi, dhe ekspertët Federica Guidi ish-ministre italiane për Zhvillim Ekonomik dhe Corrado Clini ish-ministër italian i Mjedisit.

Gjatë këtyre dy takimeve ministri Shala u njoftua me punët, projektet dhe aktivitetet e këtyre kompanive dhe bisedoi për mundësitë e investimeve dhe realizimit të projekteve infrastrukturore mjedisore dhe projekteve për energji të rinovueshme në Kosovë.

Bizneset italiane kanë shfaqur interesim të madh për t’u njohur nga afër me nevojat dhe mënyrat e investimeve në fushën e mjedisit në Kosovë, dhe pritet që gjatë muajve në vijim të realizojnë vizita në vendin tonë, për të parë mundësitë konkrete të investimeve dhe bashkëpunimit.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme