Bizneset në kryeqytet të mbyllura, respektojnë masat kundër pandemisë

Prishtinë | 07 Nën 2020 | 11:32 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria ka vendosur masën e izolimit në shtatë komuna gjatë fundjavës, raporton Ekonomi Online.

Masat po i respektojë bizneset në Prishtinë të cilat ishin të mbyllura të shtunën.

Sipas vendimit puna gjatë kësaj fundjave u lejohet vetëm: furrave të bukës, barnatoreve, marketeve të vogla e pompave të derivateve.

Do të vazhdojnë edhe shërbimet edhe institucionet shëndetësore publike dhe private për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale.

“Për shërbime dhe aktivitete që ndërlidhen me menaxhimin e COVID 19 (menaxhmenti dhe personeli esencial qeveritar dhe komunal në sektorët e shëndetësisë, sigurisë dhe administratës shtetërore). Operatorët ekonomik dhe transporti i lirë i mallrave/shërbimeve për të siguruar funksionimin e furnizimit”.

Të ngjashme