Bizneset në Mitrovicë do të shfrytëzojnë hapësirat publike falas deri në vitin 2021

Mitrovicë | 24 Sht 2020 | 17:07 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Mitrovicës ka liruar nga pagesa për shfrytëzim të hapësirës publike të gjitha bizneset deri në dhjetor të vitit 2021.

Në mbledhjen e Kuvendit të Komunës përveç kësaj, u aprovuan edhe një sërë pikash të tjera, si ajo për lejimin e bizneseve që të punojnë edhe gjatë ditës së diele deri më 31 dhjetor 2021.

“Rekomandimi i Komisionit për shqyrtimin e propozimeve për ndarjen e titujve “Qytetar Nderi” dhe “Nderi i Qytetit” për ndarjen e Titullit “Qytetar Nderi” për z. Mike Spath; Statutin e Komunës (i miratuar në parim);Propozim-vendimin për caktimin e normave tatimore për tatimin në pronën e paluajtshme për vitin 202; Propozim-vendimin për ndryshim-plotësim të Vendimit të Kuvendit të Komunës Nr. 02-060/01-0031533/20-7 dt. 25.06.2020 (pika 1.4); Propozim-vendimin për shfuqizimin e Vendimit Nr. 02-060/01-0075387/19-15 dt. 29.08.2019; Propozim-vendimin për miratim të Planit të Mobilitetit të qëndrueshëm urban ; Raporti financiar për periudhën janar-qershor 2020; Betimi i anëtarit të ri të Kuvendit Armend Begu; Propozim/vendim për lejimin e bizneseve që të punojnë edhe gjatë ditës së diele deri më 31 dhjetor 2021; Propozim/vendim për përkrahje financiare (subvencionim) të klubit të futbollit “Trepça”; Shqyrtimi i dorëheqjes së z. Bujar Kutllovci si anëtar i komisionit të aksionarëve në KRM “Uniteti”; Propozim/vendim për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme komunale Shoqatës “Doën Syndrome Kosova” si dhe Plotësimi i Komitetit për Komunitete me anëtarë”, thuhet në komunikatën e komunës për pikat e aprovuara nga mbledhja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme