Blakaj: Serbia po i mbron kriminelët, vetëm 17 të dënuar për krimet në Kosovë

Prishtinë | 19 Maj 2021 | 19:10 | Nga Ekonomia Online

Bekim Blakaj, Drejtor i Fondit për të Drejtën Humanitare, vlerëson se Serbia është duke i mbrojtur kriminelët sa i përket krimeve të kryera në Serbi.

“Kanë qenë 52 procese gjyqësore nga viti 2003 kur ka filluar të punojnë prokuroria dhe gjykata, deri në fund të 2020. 52 gjykime janë kryer me aktgjykim të formës së prerë. Ende ka gjykime që janë duke u zhvilluar”.

“75 persona janë dënuar para kësaj gjykate. Shumica kanë të bëjnë me krimet e kryera në Bosnjë, disa në Kroaci dhe vetëm 17 persona janë të dënuar për krime të kryera në Kosovë. Pesë 5 janë serbë dhe dy shqiptarë”, ka thënë Blakaj, njofton Klan Kosova.

Ai në Info Magazine është shprehur se ka pasur mjaftueshëm prova për vrasjet masive të kryera në Kosovë.

“Janë një mijë trupa të shqiptarëve që janë gjetur në varreza masive gjithandej Serbisë dhe nuk ka pasë asnjë proces gjyqësor”.

Të ngjashme