Përfundon intervistimi i Blerim Devollit, mohon lidhjet me politikën për kontratën me Telekomin

Prishtinë | 21 Qer 2019 | 12:37 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

E plotësuar:

Blerim Devolli, pronar i Z-Mobile, ka përfunduar intervistimin para Komisionit Hetimor Parlamentar për hetim të Telekomit.

Ai ka thënë se për çdo dëmtim të Telekomit të Kosovës nga kontrata mes ndërmarrjes publike dhe kompanisë së tij, fajtor është vetëm Telekomi.

Devolli ka thënë se ka çuar Telekomin në Arbitrazh pasi “Telekomi ka shkelur kontratën”.

Para se të përfundonte intervistimin, ai u përgjigj në pyetjet e deputetëve.

“Pse mungon raporti i auditorit”, pyeti Albulena Haxhiu.

“Raporti i Auditimit 2018 s’ka dalë pasi ende nuk jemi barazuar me Telekomin”, tha Devolli.

“Pse nuk ja jepni 27 përqindshin Telekomit”, tha Albulena Haxhiu.

“Gjithmonë ia japim”, tha Devolli.

“Pse e keni themelu kompaninë Dardafon.net përderisa e keni pasë kompaninë Dardanfon.LLC”, pyeti Visar Ymeri.

“Pasi kemi dashtë me u forcu si biznes”, tha Devolli.

“Ju kisha lutë mos me na këqyrë si kriminelë, por si biznesmenë”, tha Blerim Devolli.

Blerim Devolli mohon lidhjet me politikën për kontratën me Telekomin

Blerim Devollit, pronar i “Dardafon”,  ka mohuar çdo lidhje me fytyra politike lidhur me arritjen e kontratës me Telekomin, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se s’ka kurrfarë lidhje me presidentin Hashim Thaçi, e as deputetë e liderë të tjerë politikë. Ka thënë se nuk i njeh as zyrtarët që deputetja Albulena Haxhiu thoshte se janë ata që kishin bërë kontratën.

“Nga Telekomi po thonë që të hyrat e juaja janë 80 milionë e më shumë, a mundeni me iu nënshtru një raporti të auditimit”, pyeti Albulena Haxhiu.

“E keni raportin përpara, ju nuk e keni kërku raporton e auditorit, e sjellim nesër atë”, tha Devolli.

“A është e vërtetë që keni kërkuar nga Mustafa që të gjitha paditë që Telekomi i ka ndaj jush t’i tërhiqni”, tha Haxhiu.

“Asnjëherë”, tha Devolli.

Si e përshkruani lidhjen tuaj me Hashim Thaçin.

“Unë asnjëherë se kom taku Thaçin, asnjëherë”.

“A po mbani takime të fshehta me Telekomin, për ta ripërtërirë kontratën”, pyeti Haxhiu.

“Jo nuk mbajmë takime të fshehta”, tha Devolli.

“Unë mendoj që kjo kontratë duhet të ndërpritet”, tha Haxhiu.

Kur Blerim Devolli u pyet nga Haxhi Abdyli se a i njeh politikanët e Kosovës, Devolli tha: “Veç në televizor i kom pa”, u shpreh Devolli.

“A ju vjen keq që mbi 2500 punëtorë mbesin pa punë nëse falimenton Telekomi”, pyeti Haxhi Avdyli.

“Ky është problem menaxherial i Telekomit”, tha Devolli.

“A ke pasë ndonjë takim me ndonjë prej deputetëve në këtë komision”, pyeti Bekim Haxhiu.

“Me asnjë”, tha Devolli.

“Listoni ju lutem të gjitha bizneset që ju keni marrëveshje me ta”, tha Bekim Haxhiu.

“Këto janë çështje biznesore”, tha Devolli.

“Me biznesin Dardafon.net, ju nuk keni aplikuar për licencë fare na ART”, tha Bekim Haxhiu.

“E keni vendimin e gjykatës për këtë”, tha Devolli.

“Raportet e juaja financiare nuk përputhen me atë që keni deklaruar në Telekom, a e keni mashtruar Telekomin me këtë”, pyeti Bekim Haxhiu.

“Jo asnjëherë”, tha Devolli.

“A keni pi Coca Cola me Shpend Ahmetin”, pyeti Bekim Haxhiu.

“Çfarë pyetje është kjo, na jemi ardhë për Z-Mobile”, tha Devolli.

“Pasi dua të iu pyes a ka pasë interferim nga Shpend Ahmeti, për nënshkrimin e kontratës”, tha Haxhiu.

“Jo asnjëherë”, tha Devolli.

“Marrëveshjen që e keni bërë me Z.Mustafa, a është zbatuar menjëherë, pse jeni tërheqë”, pyeti deputeti i Partisë Socialdemokrate Visar Ymeri.

“Jo nuk jemi tërheqë, Telekomi se ka zbatuar vendimin, si ka përmbushë obligimet ndaj nesh, numrat shtesë patën filluar me na dhënë, por i kanë ndalë menjëherë:, tha Devolli.

“A e keni ndërlidhë ndonjëherë vendimin e Arbitrazhit me vazhdimin e kontratës”, pyeti Ymeri.

“Asnjëherë se kemi ndërlidhë”, tha Devolli.

“Ka ankesë që ju keni ofruar shërbimin 4G, konsumatorët e tuaj thonë që ky shërbim nuk po ofrohet”, pyeti Milaim Zeka.

“Nuk oshtë ofruar pasi jonë ndërruar kartelat”, tha Devolli.

“Ne e kemi paralajmërua Telekomin që nëse nuk e respekton vendimin dhe e shkel kontratën, kjo shkelje nuk do shkon në gjykata vendore por në Arbitrazh”, tha Blerim Devolli.

“Kur është nënshkruar kontrata mes jush edhe Telekomit, ka pasë një darkë festive, kush ka paguar, ju a Telekomi”, pyeti Haxhiu.

“Nuk e mbaj në mend”, tha Blerim Devolli.

“Marrëveshjen e parë të kontratës e kam filluar me Adnan Merovcin dhe e kemi përfunduar me Shyqiri Haxhën”, tha Devolli.

Të ngjashme