Blerta Deliu reagon për vrasjen e gruas në Llaushë

Prishtinë | 05 Jan 2022 | 17:34 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra përmes një postimi në facebook ka reaguar pasi një grua dyshohet se u vra sot nga bashkëshorti i saj në fshatin Llaushë të Skenderajt.

Deliu ka thënë se dhuna dhe vrasja nuk janë zgjidhje për problemet.

Më tutje ajo ka kërkuar nga institucionet e drejtësisë që të përgjigjen me shpejtësi lidhur me këtë rast.

“Një ngjarje jashtëzakonisht e rëndë për të gjithë, vrasja e një gruaje nga bashkëshorti i sajë në fshatin Llaushë të Skënderajt. Dhuna nuk ka qenë dhe nuk do të jetë asnjëherë mjet për zgjidhje të problemeve, e kurrsesi vrasja. Në këto momente të rënda, shpreh ngushëllimet më të thella për familjen e viktimës. Institucionet përkatëse të përgjigjen me shpejtësi dhe vendosmëri, për të vënë drejtësinë për këtë rast tragjik”, ka shkruar ajo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme