Blerta Deliu rezulton pozitive me COVID-19

Prishtinë | 03 Nën 2020 | 13:11 | Nga Ekonomia Online

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka rezultuar pozitive me koronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo me anë të një postimi në Facebook ku ka njoftuar se edhe  bashkëshorti i saj ka dalë pozitiv me këtë virus.

“Pas shfaqjes së disa simptomave kemi konsultuar mjekët dhe i jemi nënshtruar testit për Covid-19, me ç’rast unë dhe bashkëshorti kemi rezultuar pozitiv. Sapo morëm rezultatet, u vetë-izoluam dhe do t’i nënshtrohemi këshillave mjekësore, deri sa ta kalojmë këtë gjendje”.

“U kërkoj ndjesë kolegë dhe aktivistëve të partisë që më duhet të ndërpres takimet dhe bashkëbisedimet me anetarët, simpatizantët por edhe qytetarët në përgjithësi, gjatë kampanjës që kemi filluar kohë më parë”.

“Lutem që kjo valë e infeksionit me virusin të kalojë sa më shpejtë dhe ju lus që të vazhdoni të mbani maskat, të kujdeseni për higjienën dhe ta ruani distancën.Shihemi së shpejti!”, shkruan ajo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme