Bllokohen rrugët “Enver Zymberi” dhe “Rinia” për lojën Feronikeli

Prishtinë | 16 Kor 2019 | 09:11 | Nga Ekonomia Online

Sonte në 20:45 do të zhvillohet ndeshja ndërmjet Feronikeli – The New Saints në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Me këtë rast Policia ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura që të ofrojë siguri për të gjithë pjesëmarrësit.

Ndërsa është bërë me dije edhe për rrugët që do të bllokohen përkohësisht,shkruan EkonomiaOnline.

“Policia do të ndërpres qarkullimin e të gjitha automjeteve në rrugët: “Enver Zymberi” dhe “Rinia”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia e Kosovës në një shkrim publik ka njoftuar opinionin publik se do të bllokohen rrugët “Enver Zymberi” dhe “Rinia” për shkak të lojës që do të luhet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 20:45, shkruan EkonomiaOnline.

Njoftimi i plotë:

 Prishtinë, 16 korrik 2019 – Ju njoftojmë se pas pranimit të kërkesës nga Federata e Futbollit të Kosovës, për ndeshjen e futbollit , e cila do të zhvillohet sonte në ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Drejtoria Rajonale e Policisë –Prishtinë, ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura policore për të ofruar siguri për ë gjithë pjesëmarrësit si dhe ka ndërmarrë masat e nevojshme për të përcaktuar lirimet, kufizimet, bllokimet e plota apo të pjesshme të segmenteve të caktuara rrugore në kryeqendër, me qëllim të rregullimit të qarkullimit rrugor dhe drejtimit të trafikut, në mënyrë që të krijohet rrjedhshmëri normale në trafik si dhe një ambient i qetë dhe i sigurt.

Policia e Kosovës për të evituar bllokadat në rrugë, kolonat e gjata të automjeteve, për të mundësuar një qarkullim në suaza të normales, do të veproj në të gjitha rrugët të cilat lidhen me stadiumin “Fadil Vokrri”, duke formuar pikat e kontrollit me qëllim të ndalimit dhe udhëzimit të automjeteve, si dhe vendosjen e rregullit përgjatë atyre rrugëve.

Në këtë kontekst, policia do të ndërpres qarkullimin e të gjitha automjeteve në rrugët:

• Enver Zymberi dhe

• Rinia

Operacioni në fjalë do të filloj të implementohet sot (16.07.2019), që nga ora 16:00 deri 23:00, andaj për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten në qarkullimin rrugor, kërkojmë ndihmën, besimin dhe mirëkuptimin e gjithë qytetarëve dhe veçanërisht lusim qytetarët e kryeqytetit që të shmangin lëvizjet e tyre drejt stadiumit të qytetit me vetura.

Të ngjashme