Bllokohet nga bora Brezovica

Prishtinë | 26 Jan 2019 | 12:34 | Nga Ekonomia Online

Sasia e madhe e borës që ka rënë gjatë orëve të fundit në Kosovë, ka bërë që rrugët drejt Brezovicës dhe brenda qendrës së skijimit të mbesin tërësisht të bllokuara, kështu po raportojnë qytetarë të shumtë që kanë mbetur të ngujuar në këtë zonë turistike.

Reshje të mëdha të borës kanë rënë për disa orë rresht në Kosovë. Kjo ka bërë që shumë rrugë në Kosovë të jenë të paqarkullueshme e disa po kalohen me vështirësi.

Ndryshe, zyrtarë nga Ministria e Infrastruktuës thanë sot se gjendja e rrugëve në përgjithësi është e mirë sot.

Pamje nga Brezovica:

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme