Bllokohet rruga te “Kroi i Mbretit” në Drenas

Prishtinë | 11 Jan 2021 | 09:00 | Nga Ekonomia Online

Reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje e vërshime gjithandej Kosovës.

Reshjet e shiut të mbrëmshëm kanë shkaktuar vërshime dhe përmbytje pothuajse në të gjithë Kosovën, gjë që ka vështirësuar edhe lëvizjen.

Në fotografitë që ka dërguar një lexues i lajmi.net, shihet se edhe në rrugën Drenas-Prishtinë, përkatësisht te vendi i njohur si “Kroi i Mbretit”, ka përmbytje nga reshjet e shiut, gjë që ka bërë edhe bllokimin e qarkullimit rrugor.

Sipas këtij lexuesi, në vendin e ngjarjes janë edhe njësitet e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), por edhe të Policisë së Kosovës.

Të ngjashme