Bogujevci: Hoti nuk dha përgjigje konkrete në Komisionin për të pagjeturit

Prishtinë | 09 Nën 2020 | 17:47 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, ka deklaruar se nuk kanë marrë sqarime nga kryeministri Avdullah Hoti sa i përketë dialogimit me Serbinë për çështjen e personave të pagjeturë, raporton Ekonomia Online

“Tani sapo dolëm prej Komisionit për personat e pagjeturë, ku po raportonte kryeministri Avdullah Hoti dhe kabineti qeveritar. Ideja e takimit ka për temë që të marrim sa ma shumë të dhëna sa i përketë punës që është bërë për çështjen e personave të pagjetur dhe trajtimit që po bëhet nga Qveria për këtë. Ne ende mbetemi rreth trajtimit te temes, kemi kerkuar më shumë sqarime nga Hoti, deri më tani nuk kemi marr pergjigje konkrete”, tha Bugujevci.

Ndërsa, deputetja e VV-së Fjolla Ujkani u shpreh e shqetësuar duke thënë se kërkesat e tyre nuk po përfaqësohen nga njerëzit legjitim.

“Njëjtë si herave tjera, progresi i vetëm këtë herë ka qenë se Hoti është ka marrë pjesë ndërsa herave të tjera i ka refuzuar ftesat. Ne kemi shpreh shqetësimin e madh pasi shumë kërkesa tona sa i përketë çështjes së dialogut nuk po përfaqësohen nga njerëzit me legjimitet”, tha Ujkani.

Të ngjashme