Bolton: Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje sa më shpejt

Prishtinë | 15 Dhj 2018 | 09:22 | Nga Ekonomia Online

Këshilltari për siguri i presidentit amerikan Trump, John Bolton, në një takim me ministrin e Jashtëm slloven, Miro Cerar ka biseduar për nevojën e arritjes së një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

Bolton, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se me ministrin e Jashtëm slloven kanë biseduar për sigurinë dhe ekonominë në Evropë, me ç’rast ka theksuar është biseduar për arritjen e një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë sa më shpejt të jetë e mundur.

“Kam mirëpritur në Shtëpinë e Bardhë në një takim ministrin e Jashtëm slloven Miro Cerar. Si aleatë të NATO-s, ne diskutuam interesat tona të përbashkëta ekonomike dhe të sigurisë në Evropë dhe nevojën që Serbia dhe Kosova të arrijnë një marrëveshje sa më shpejt që të jetë e mundur…, ka shkruar Bolton në Twitter.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme