Bordi i AZhR-së Lindje kërkon mbështetjen financiare të Zyrës së BE-së dhe Qeverisë për vazhdimin e funksionimit

Prishtinë | 08 Shk 2018 | 16:55 | Nga

Nën udhëheqjen e kryesuesit të bordit të Agjencisë për Zhvillim Rajonal – Lindje, Lutfi Haziri, njëherësh kryetar i Komunës së Gjilanit, është mbajtur sot Kuvendit i punës, i pari për këtë vit, ku kanë marrë pjesë edhe drejtoresha e këtij agjencioni, Valbona Tahiri, kryetarët e 11 komunave të rregjionit dhe përfaqësues të Ministrisë për Zhvillim Rajonal.

Nga ky Kuvend i punës, ka dalë deklaratë e përbashkët, ku kërkohet nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe Ministria për Zhvillim Rajonal mbështetjen financiare për vazhdimësinë e funksionimit të kësaj Agjencie.

Ja deklarata e plotë e nënshkruar nga 11 kryetarët e komunave, që janë pjesë e Bordit të AZHR Lindje:

Deklaratë e përbashkët e Kuvendit të AZhR Lindje

Në emër të anëtarëve te Kuvendit të Agjencisë për Zhvillim Rajonal (AZhR) Lindje bazuar në statutin e AZHR Lindje, si dhe duke patur parasysh themelimin e Ministrisë për Zhvillim Rajonal nga qeveria e Kosovës, kërkojmë përkrahjen nga kjo Ministri dhe Zyrja e BE-s në Kosovë për të mbështetur financiarisht vazhdimësinë e funksionimit të kësaj Agjencie.

Kuvendi i AZhR Lindje adreson këtë kërkesë të përbashkët bazuar në:

•           Përvojën dhe ekspertizën sa i përket identifikimit, përgatitjes, zbatimit dhe monitorimit të projekteve të financuara nga BE për të gjithë përfituesit (komunat, komuniteti i biznesit dhe OJQ), donatorë tjerë dhe qeveria e Kosovës

•           AZhR lindje është dëshmuar si partner strategjik në zhvillimin e përgjithshëm socio-ekonomik të rajonit Lindje

•           AZhR-në e konsiderojmë si institucionin e vetëm kyç në nivel rajoni sa i përket koordinimit në mes të komunave në hartimin dhe zbatimin e projekteve me rëndësi rajonale dhe zhvillimore si dhe të ndihmoj në tërheqjen e investitorëve të huaj

•           Kuvendi i AZhR Lindje konsideron se AZhR Lindje mund të jetë institucion për përmbushjen e objektivave dhe qëllimit të përgjithshëm të MZHR në nivel rajonal

•           Kuvendi i AZHR Lindje konfirmon gatishmërinë për të vazhduar përkrahjen financiare në formë të bashkë-financimit bazuar në Marrëveshjen Ndër-Komunale dhe aktet tjera ligjore. Bashkë-financimi i komunave aktualisht është gjithsej 28,430.00 euro në vit. Komunat themeluese të AZhR Lindje do të shqyrtojnë mundësinë e rritjes së bashkë-financimit varësisht nga zgjidhjet eventuale sa i përket financimit të mëtejmë të tyre nga fondet e IPA-s (BE) dhe/ose Qeveria e Kosovës”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme