Bordi i Kostt-it liron kryeshefin e saj, Mustafë Hasanin

Prishtinë | 16 Sht 2021 | 18:23 | Nga Ekonomia Online

Bordi i KOSTT-it ka shkarkuar nga detyra kryeshefin e saj, Mustafë Hasani.

Burime të “Indeksonline” mësojnë se shkarkimi i tij erdhi me shumicë votash.

Kujtojmë se me 9 nëntor të vitit të kaluar, me vendimin e bordit të drejtorëve të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT, Mustafë Hasani kishte marrë detyrën e Kryeshefit Ekzekutiv.

Ai ishte kthyer në vendin e punës si Kryeshef Ekzekutiv pas urdhrit të gjykatës dhe vendimit të bordit për të zbatuar këtë urdhër.

Vlen të theksohet se KOSTT SH.A. është Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës, kompani publike me 100 % të aksioneve shtetërore.

Të ngjashme