Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve vizitoi njësitë prodhuese të korporatës

Prishtinë | 17 Sht 2020 | 17:51 | Nga Ekonomia Online

Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të KEK-ut ka Vizituar Termocentralin Kosova A (TC-A), Divizionin e Prodhimit të Qymyrit (DPQ) dhe Termocentralin Kosova B (TC-B).

Gjatë vizitës, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve është njoftuar nga menaxhmentet dhe punëtorët e divizioneve përkatëse me ecurinë e punëve ditore por edhe me sfidat me të cilat ballafaqohen divizionet prodhuese të korporatës.

Nga ana tjetër, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve ka falënderuar të gjithë stafin e divizioneve përkatëse të prodhimit duke i cilësuar ata si asetin më të çmueshëm të korporatës. Më tej, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve ka shprehur gatishmërinë për të përkrahur të gjitha projektet dhe kërkesat e tyre të cilat janë në përputhje me legjislacionin dhe rregulloret e brendshme në fuqi.

Të ngjashme