Bordi i Telekomit jep sqarim për praninë e Policisë, thonë se nuk ishin aty për mbledhjen e tyre

Prishtinë | 10 Pri 2020 | 19:29 | Nga Ekonomia Online

Bordi i Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Telekomit të Kosovës, kanë sqaruar se Policia e Kosovës nuk ka qenë aty për ta.

“Menjëherë kemi kërkuar sqarim nga ministria e linjës dhe jemi informuar se forcat policore kanë qenë për Postën e Kosovës, fatkeqësisht kjo është keqkuptuar nga në opinioni publik, marr parasysh që Telekomi i Kosovës i shfrytëzon me qira hapësirat e Postës së Kosovës. Edhe njëherë dëshirojmë të potencojmë se forcat policore nuk kanë pasur asnjë lidhje me mbledhjen e sotme të bordit ose të ndonjë aktiviteti brenda  Telekomit të Kosovës”, është thënë në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Sot gjatë ditës ka pasur paqartësi në lidhje me forcat policore të cilat në masë të madhe kanë qenë prezent rreth objektit qendror të Postës së Kosovës.

Ky objekt është në shfrytëzim në pjesën më të madhe të tij nga ne, Telekomi i Kosovës.

Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Telekomit të Kosovës është e vërtet sa ka pas të planifikuar një mbledhje të rregullt për sot, e njëjta është anuluar për arsyet si ne vijim:

1.   Fillimisht kemi pasur probleme teknike që na ka pamundësuar fillimin e mbledhjes me video konferencë (për anëtarët të cilët kanë kufizime të lëvizjes për shkak të COVID-19)

2.   Duke tentuar t’i rregullojmë këto probleme teknike jemi informuar për forcatë policore që gjinden jashtë objektit dhe në atë moment pa hezitim kemi vendosur për anulimin e mbledhjes së rregulltë të Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve.

Menjëherë kemi kërkuar sqarim nga ministria e linjës dhe jemi informuar se forcat policore kanë qenë për Postën e Kosovës, fatkeqësisht kjo është keqkuptuar nga në opinioni publik, marr parasysh që Telekomi i Kosovës i shfrytëzon me qira hapësirat e Postës së Kosovës.

Edhe njëherë dëshirojmë të potencojmë se forcat policore nuk kanë pasur asnjë lidhje me mbledhjen e sotme të bordit ose të ndonjë aktiviteti brenda  Telekomit të Kosovës.

Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve siguron opinionin dhe çdo punonjës se puna e tyre do të vazhdoj.

Të ngjashme