Borë e ngrica, moti për fundjavë dhe javën e ardhshme

Prishtinë | 15 Jan 2022 | 07:42 | Nga Ekonomia Online

Në fundjavë pritet të ketë mot me vranësira kalimtare dhe kthjellime, derisa të dielën ka mundësi edhe për mjegull përgjatë ultësirave. Orëve të mëngjesit do të ketë edhe ngrica.

Mot i qëndrueshëm parashihet në ditët e fundjavës.  Ditën e shtunë me vransira kalimtare orëve të mëngjesit, e ditën e diel me kthjellime e diell, por se orëve të mëngjesit me mjegull e ngrica. 

Nga dita e hënë do të ketë edhe kalime të vransirave, që ditën e martë do të shoqërohen edhe me reshje të dobëta shiu dhe bore përreth viseve kodrinoro-malore.  E nga dita e mërkurë kthjellime, me mjegull në vise të ulëta.

Kushtet atmosferike në këto ditë fundjave, me paraqitjen e inverzioneve të temperaturës dhe dominimit të fushave të presionit të lartë, mbajnë ndotësit ajror në koncentrime të rritura pranë sipërfaqes, e indeksi kalon edhe në vlera të dobëta e shumë të dobëta. Ditën e shtunë në pjesë ku pritet të ketë qarkullim më të mirë ajror, shkurtimisht vije te një përmirësim i gjendjes ku vlerat e indeksit të cilësisë së ajrit kalojnë në vlera të pranueshme.

15.01 – Në mëngjes vransira kalimtare, e përreth viseve malore nga veriu i vendit mundësi për reshje të dobëta bore.  Ditën me kthjellime e intervale me diell.

16.01 – Kryesisht kthjellët dhe me diell. Në mëngjes ngrica, e përgjatë ultësirave mjegull, që vende-vende mund të mbetet edhe gjatë ditës.

17.01 – Pjesërisht vranët. Përreth viseve malore nga jugu i vendit mundësi për reshje të dobëta bore apo edhe shiu të akullt.

18.01 – Kryesisht me vransira.  Nga mesdita priten mundësi për riga lokale shiu, e përreth viseve kodrinoro malore edhe reshje të dobëta bore. Deri në mbrëmje reshjet pushojnë, e vransirat shpërndahen.

19.01 – Mjegull e ngrica në mëngjes, ditën kryesisht kthjellët e me diell.

Temperaturat me një tendencë të rritjes deri nga dita e hënë.  Minimalet luhaten nga -6C deri  -3C, e të mërkurën zbresin në -7C.  Maksimalet shënojnë rritje deri në 6C ditën e hënë, e më pas zbresin në 3C e 4C ditën e martë dhe mërkurë.

Të shtunën era frynë e lehtë dhe mesatare nga veriu 4-9m/s, e më pas dominojnë qetësitë, e ditën e martë frynë mesatare nga veriperëndimi 4-7m/s.

Shtypja atmosferike fillimisht në rënie të lehtë, por që mbetet e lartë, e nga dita e martë sërish në rritje lartë mbi vlera normale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme