Borë në pranverë, “zbardhet” Dragashi

Prishtinë | 06 Maj 2020 | 18:22 | Nga Ekonomia Online

Pas ditëve të bukura me diell, sot me 6 maj në Komunën e Dragashit janë rikthyer reshjet e borës.

Reshjet kanë filluar me intensitet mjaft të shtuar gjatë orëve të pasdites dhe po vazhdojnë akoma [momentin që po raportojmë], përcjell Telegrafi.

Reshjet e borës në viset malore të Kosovës nuk janë të pazakonta as në këtë kohë.

Pavarësisht bukurisë që ka sjellë bora, për bujqit e kësaj ane mbetet shqetësuese dëmi që mund të shkaktojë kjo borë në kulturat bujqësore.

Të ngjashme