Borxh 46 milionësh i konsumatorëve ndaj KRU “Prishtina”

Prishtinë | 13 Jan 2020 | 08:00 | Nga Ekonomia Online

Borxh të madh kanë konsumatorët ndaj Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit (KRU) “Prishtina”. Shifrat kanë shkuar gati në 50 milionë euro. Zyrtarët e ujësjellësit thonë se shumë konsumatorë kanë shkyçur nga rrjeti e më shumë se 700 janë çuar në procedurë të përmbarimit.

Kryeshefi ekzekutiv i KRU “Prishtina”, Ilir Avdullahu, thotë se kjo e fundit ka sjellë më shumë rezultat. Sipas tij, disa konsumatorëve u janë bërë edhe kallëzime penale për shkak të lidhjes ilegale në rrjetin e ujësjellësit, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Në nivel të ndërmarrjes borxhi i konsumatorëve arrin vlerën prej rreth 46 milionë eurosh. Të dhënat për komuna veç e veç ende nuk janë përpunuar dhe një statistikë të tillë do ta kemi të gatshme me përmbylljen e raporteve financiare për vitin 2019”, ka thënë Ilir Avdullahu.

Gjatë vitit 2019 kjo kompani për shkak të borxheve të papaguara ka shkyçur (bllokim të valvuleve) nga rrjeti 503 konsumatorë në Komunën e Prishtinës, 142 në Podujevë, 130 në Fushë-Kosovë, 63 në Graçanicë dhe 12 në Obiliq. Megjithatë, Avdullahu

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme