Boshatiset Prishtina, qytetarët e respektojnë vendimin e Qeverisë

Prishtinë | 15 Mar 2020 | 11:48 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas konfirmimit të 5 rasteve me Coronavirus në Kosovë të gjitha qytetet e Kosovës kanë filluar të marrin masa, raporton Ekonomia Online.

Kështu edhe sheshet dhe rrugët e kryeqytetit shihen të zbrazëta, duke i dhënë një pamje të paparë ndonjëherë në këtë qytet.

Të mbyllura janë të gjitha kafiterit, restorantet dhe dyqane të ndryshme, kurse njerëzit janë duke qarkulluar në numër shumë të vogël.

Autoritetet në Kosovë konfirmuan më 13 mars, dy raste pozitive me koronavirusin e ri.

Ndryshe, për parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri, Qeveria e Kosovës ka vendosur t’i ndërmarrë disa masa parandaluese, përfshirë edhe mbylljen e shkollave në të gjitha nivelet deri më 27 mars.

Zbatimi i masave parandaluese kundër Covid-19, që ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës, po mbikëqyren nga autoritetet përkatëse, ndërkohë që kërkohet edhe bashkëpunimi i qytetarëve që këto masa parandaluese të jenë të suksesshme.

Të ngjashme