Boshkoviq: E kemi partner të veçantë Kosovën

Prishtinë | 23 Tet 2018 | 11:29 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kosova ka siguruar edhe një partner të rëndësishëm që rishtazi i është bashkuar Aleancës Veriatlantike, në kohën kur po i fuqizohet misioni Forcës së Sigurisë së Kosovës, drejt transformimit të plotë në ushtri.

Ministri i Mbrojtjes i Malit të Zi, Predrag Boshkoviq, është pritur me ceremoni ushtarake nga ministri i  Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha.

Ministri Berisha thotë se e ka njoftuar homologun e tij nga Mali i Zi për të arriturat e FSK-së, progresin  sa i përket tranzicionit të kësaj force. Ndërkaq, ka thënë se është njoftuar edhe për Kartën e Adriatikut A5, për të cilën ka thënë se mund të punohet edhe për A6 apo A7.

“E njoftum për të arriturat e FSK-së, progresin në situatën sidomos me procesin e tranzicionit të FSK-së,  dhe fillimin e planit gjithëpërfshirës të tranzicionit dhe e siguruam për mënyrën e avancimit të bashkëpunimit të ardhshëm. Mali i Zi gjithmonë ka qenë dhe është partner tepër i rëndësishëm për Ministrinë e FSK-së dhe jemi të sigurt që edhe në të ardhmen do të jetë një partner tepër i rëndësishëm për ne”, është shprehur Berisha.

“Diskutuam edhe për kartën e Adriatikut A5, ku organizator do jetë Mali i Zi, ku edhe ne si ministri do jemi pjesëmarrës “.

“Pse jo në të ardhmen të quhet edhe Karta e Adriatikut A6 apo A7”.

Ministri i Mbrojtjes i Malit të Zi, Predrag Boshkoviq, ka thënë se si vend do të mundohen të përmirësojnë raportet mes shteteve fqinje dhe të udhëzojnë Kosovën për mënyrën e integrimit në Evropë dhe NATO.

“Të përmirësoj iniciativën tonë në integrimin në Evropë dhe NATO. Siç kemi pasur bashkëpunime me Bosnjën dhe vende tjera edhe me Kosovën, të jetë i mirëfilltë bashkëpunimi ynë në mënyrë që të ecim drejt BE-së, Mali i Zi është avokat i mirë i gjithë regjionit, se si duhet ky vend i Ballkanit të punojë për futjen në NATO, që të punojmë në reforma, ndryshimin e reformave”.

“Si vend i vogël në Ballkan kemi bërë shumë që të integrohemi në BE dhe NATO dhe t’i mbështesim sa më shumë vendet e tjera që t’i ulim tensionet në regjion dhe të kemi status më të mirë të qytetarëve në vend. Vizita jonë sot është të tregojmë se kemi partner të veçantë Kosovën, që t’ia bartim të gjitha përvojat që të drejtohen drejt integrimit në BE dhe NATO. Është një mesazh, që përveç kësaj do kemi takim me kryeministrin dhe presidentin. Do të kontribuojmë me kapacitete njerëzore që janë dakord me standardet e vendit. Objektivë është të promovojmë marrëdhënie sa më të mira me fqinjët”.

I pyetur për ndryshimet e ligjit për FSK-në, Boshkoviq tha se nuk përzihen në çështje të brendshme.

“Ne nuk përzihemi në çështjet e brendshme të vendit dhe mbesim me gjasë që njerëzit në Prishtinë të zgjidhin këtë çështje dhe të kontribuojnë me stabilitet dhe Mali i Zi i ka hapur derë vendeve tjera që të hyjnë në BE. Mali i Zi nuk përzihet në këto çështje”.

Ai ka folur edhe për raportin me Serbinë pas përfshirjes së pjesëtarëve të NATO-s së Malit të Zi në Kosovë.

“I kemi diskutu disa tema. Mendoj që kjo është me motive të tjera dhe KFOR-i ka qenë këtu prezent para se Mali i Zi të jetë prezent. KFOR-i është garantues i paqes në Kosovë dhe do jemi vetëm një vend tjetër i NATO-s që kemi dërgu pjesëtarë këtu. Mali i Zi ka interesat e veta nacionale dhe sa i përket KFOR-it të NATO-s do vazhdojë të jetë këtu. Mali i Zi është drejtuar nga e ardhmja dhe kjo është integrimi në BE”.

Të ngjashme