Botohet Buletini nga MZHE për sektorin energjetik dhe termocentralin Kosova e Re

Prishtinë | 28 Mar 2019 | 14:28 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, përmes një publikimi në Facebook,  ka prezantuar Buletinin e muajit mars  rreth sektorit energjetik dhe termocentralit Kosova e Re.

Lluka tutje ka përmendur edhe temat e edicionit, shkruan EkonomiaOnline

Shkrimi i plot i Ministrit Lluka:

“Më poshtë është buletini për muajin mars (Shqip dhe Anglisht) që i është dërguar deputetëve të Republikës së Kosovës për t’i informuar rreth sektorit energjetik dhe termocentralit Kosova e Re.

Temat e këtij edicioni janë:

1. Tregu i përbashkët energjetik në mes Kosovës dhe Shqipërisë – rëndësia që ka në këtë sektor,

2. Trendet rajonale – Bosna dhe Hercegovina marrin dritën e gjelbërt që të ndërtojnë termocentral,

3. Kogjenerimi në Kosovë dhe rajon – ngrohtoret e qyteteve

4. Termocentrali Kosova e Re dhe standardet e kërkuara nga Bashkimi Evropian. Si plotësohen ato?”

Të ngjashme