BQK-ja merr pjesë në takimin e grupit punues rajonal për edukim financiar në Shkup

Prishtinë | 27 Sht 2019 | 16:01 | Nga Ekonomia Online

Nën patronatin e Bankës Popullore të Maqedonisë së Veriut, sot përfaqësues të bankave qendrore dhe institucioneve të tjera rregullatore të sistemeve financiare nga rajoni po zhvillojnë takimin e 5-të regjional i cili ka për fokus organizimet e aktiviteteve në sferën e edukimit Financiar. Gjatë punimeve të kësaj tryeze po diskutohet për përparimin në fushën e edukimit financiar dhe përfshirjen financiare në rajon, si dhe për forcimin e mëtutjeshëm të aktiviteteve në këtë sferë për arritjen e rezultateve më të mira në nivelin rajonal. Në mesin shteteve të regjionit në këtë konferencë po marrin pjesë edhe përfaqësues të Bankës Qendore të Kosovës .

Për rëndësinë e nismave të tilla, për takimet e përbashkëta të homologëve për temat e edukimit financiar ka folur edhe Guvernatorja e Bankës së Maqedonisë së Veriut, Anita Bezhoska Angelovska, e cila duke i’u referuar të dhënave aktuale të shkallës së edukimit financiar dhe të nivelit të kësaj fushe në Evropën Juglindore, ka potencuar se të dhënat tregojnë nevojën për investime edhe më të mëdha dhe më të përshtatshme në këtë sferë.

Pjesëmarrësit e Bankave Qendrore dhe të Autoriteteve tjera nga Evropa Juglindore që merren me fushën e edukimit financiar janë dakorduar për nënshkrimin e Memorandumit të parë të Mirëkuptimit që ka për bazë bashkëpunimin në fushën e edukimit financiar dhe përfshirjes financiare.

Image may contain: 2 people, people sitting

Të ngjashme