Braathu: Shoqëria kosovare e mishëruar me internetin

Prishtinë | 02 Shk 2018 | 12:13 | Nga Donika Osmani

Jan Braathu, shef i OSBE-së në Kosovë, shoqëria kosovare është njëra ndër shoqëritë e rajonit që përdorë më se shumti internetin. Sipas statistikave 83% e popullatës e përdorin internetin çdo ditë në shtëpi punë, raporton Ekonomia Online.

Prandaj sipas tij, duhet shumë punë që të rinjtë të mbrohen nga ekstremizmi dhe radikalizmin online.

“Pjesëmarrja e nivelit të lartë është dëshmi e qartë e përkushtimit të Kosovës në trajtimin e radikalizmit që shumë qeveri dhe shtete po përballen me këtë. Kosova ka një shkallë të lartë të përdorimit të internetit është mirë, në vitin 2017, 80% e popullatës ishte e lidhur në internet dhe kjo thotë që janë 1 milionë e 500 mijë një prej përdoruesve më të larta në rajon”.

“Nga 1 milionë përdorues sa ka Kosova, 620 mijë prej tyre janë të rijnë nga mosha 11 vjeçare deri 30 vjeç. Janë statistika dramatike, ASK tregon se 83% e përdorin internetin çdo ditë në shtëpi në punë, është shoqëri e cila është mishëruar më internetin. Ka shumëçka për tu bërë, ka punë për tu bërë dhe jemi këtu që të jemi së bashku të bashkuar që ta luftojmë këtë trend në rritje”.

Këto komente ai i bërë në konferencën njëditore të organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), me temën “Edukimi, çelës për t’u përballur me ekstremizmin dhe radikalizmin online”.

Collen Hyland, zvëndësambasadore e ShBA-së në Kosovë, tha se ambasada amerikane i dënon këto organizata.

Ajo tha se ISIS dhe organizatat tjera janë duke shfrytëzuar mjete të sofistikuara për ekspozimin ë fëmijëve ndaj mjeteve të tyre.

“Të rinjtë edhe pse janë më të cenueshmit për probleme qëllim këqija , ISISI dhe organizatat tjera janë duke shfrytëzuar mjete të sofistikuara digjitale që i kanë cak të rinjtë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme