Braktisën vajzën e tyre, arrestohen prindërit nga Mitrovica

Prishtinë | 06 Pri 2022 | 09:21 | Nga Ekonomia Online

Një burrë dhe nja grua janë arrestuar dje në Mitrovicën veriore pasi kanë braktisur vajzën e tyre.

Rasti në polici është hapur si “keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”, ndërsa pas intervistimit të dyshuarit janë liruar.

Njoftimi i policisë:

KEQTRAJTIM APO BRAKTISJE E FËMIJËS /Rr. Kollashinska, Mitrovicë veri,05.04.2022-12:30. Raportohet se janë arrestuar një mashkull dhe një femër kosovarë pasi që të njëjtit kanë braktisur vajzën e tyre viktimën femër kosovare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt.

Të ngjashme