Braktisja e shkollimit nga fëmijët e komuniteteve RAE ka shënuar rënie

Prishtinë | 27 Jan 2020 | 13:09 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Iniciativa për Integrim e Kosovës (KOSINT) ka organizuar konferencën për “Mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian”.

Në këtë konferencë u diskutua korniza ligjore, mekanizmat dhe institucionet që mbrojnë të drejtat e njeriut, dhe dispozitat ndëshkuese në rast të shkeljes së të drejtave në arsim, punësim, banim dhe mirëqenie sociale, raporton Ekonomia Online.

Një lajm i mirë që u theksua në konferencë ishte se se braktisja e shkollimit nga ana e fëmijëve të këtyre komuniteteve ka shënuar rënie, kjo falë angazhimit të OJQ-ve.

Gentiana Jusufi, nga KOSINT 2020, tha se ky projekt ka për qëllim përmirësimin e qasjes ndaj këtyre komuniteteve duke monitoruar aktet ligjore dhe strategjitë e aprovuara nga institucionet.

“Konferenca sot është për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptas dhe është organizuar në kuadër të projektit KOSINT… Projekti nga fillimi ka pasur për qëllim përmirësimin e qasjes së komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptas, në punësim mirëqenie sociale duke monitoruar përmbushjen e zotimeve të Qeverisë së Kosovës sipas akteve ligjore dhe strategjive që ata vet i kanë aprovuar”, tha ajo.

Ajo tha se gjatë monitorimit kanë vërejtur shkelje të shumta në këto fusha, andaj u dhanë edhe disa rekomandime për përmirësimin e tyre.

“Gjatë projektit dhe monitorimeve kemi vërejtur që me raste të ndryshme ka shkelje në këto fusha, andaj edhe kemi ardhur me idenë që ta bëjmë këtë konferencë duke i përmbledhur këto 4 fusha duke i paraqitur kornizën ligjore, mekanizmave që duhet të ndërmerren në përmbushjen  zotimeve të qeverisë dhe nëse nuk përmbushen që të shihen çfarë ndëshkime ka dhe sa janë efektive dhe funksionale”.

“Të gjithë e dimë që secili prej nesh duhet të jemi të barabartë, mirëpo në realitet kjo nuk është gjithherë e vërtetë, të drejtat e njeriut gjithashtu përkrahen edhe nga deklaratat të ndryshme ndërkombëtare por gjithashtu edhe nga vet Kushtetuta e Kosovës. Deklarata thotë që askush nuk mund të diskriminohet, në bazë të racës ngjyrës gjinisë, gjuhës , fesë, mendimeve politike ose të tjera”, tha ajo.

Dhurata Prokshi, konsulente tha se në këtë analizë janë përfshirë 4 fusha, si dhe përmendi që braktisja e shkollimit nga ana e fëmijëve të këtij komuniteti ka shënuar rënie, kjo falë angazhimit të OJQ-ve.

“Fushat e analizës janë edukimi, punësimi, banimi, dhe mirëqenia sociale. Analiza  e mbrojtjes së të drejtave të komuniteteve, rom, ashkali dhe egjiptian është bërë në perspektivën e analizës ligjore eksistuese në Kosovë në fushat më prioritare. Sa i përket edukimit apo të drejtës së shkollimit parauniversitarë, në kosovë me anë të ligjeve është e specifikuar mjaft qartë”, tha ajo.

 “E drejta e shkollimit parauniversitarë hasë në sfida, kur bëhet fjalë për pjesëtarët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptas, në sfidat evidentuara janë mos regjistrimi në shkollë, braktisja e shkollimit, si masë parandaluese ka qenë marrja e bursave për shkollat e mesme. Raportet e fundit tregojnë që kemi trend pozitiv të fëmijëve nga këto komunitete ka rënë trendi i braktisjeve së shkollimit nga këto komunitete e tëra kjo si rezultat i OJQ-ve për punën që e bëjnë në terren.

Pjesëmarrës në këtë konferencë ishin përfaqësues të ZQM, MPMS, APRK, përfaqësues të departamenteve të ndryshme të komunave DKA, ZKKK, dhe DPMS, QPS, zyra e Avokatit të Popullit, dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Image may contain: one or more people and people sitting

Image may contain: 2 people, indoor

Image may contain: 1 person, indoor

Image may contain: 5 people, people sitting, people standing and indoor
Image may contain: one or more people and indoor

Të ngjashme