Brenda një dite ngritën 140 aktakuza në Kosovë

Prishtinë | 26 Shk 2021 | 10:28 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëqindedyzet (140) aktakuza kundër njëqindepesëdhjetenëntë (159) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit për 48 orë janë ndaluar katërmbëdhjetë (14) persona, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit të dymbëdhjetë (12) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar nëntë (9) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për njëmbëdhjetë (11) persona, si dhe ka ngritur shtatëdhjetekatër (74) aktakuza kundër tetëdhjetenjë (81) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza, kundër trembëdhjetë (13) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestarë ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe, janë ngritur tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave për vepra të ndryshme penale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme