Brenda një jave 132 persona humbën jetën nga Cvid-19, ndërsa u shënuan mbi 13 mijë raste të reja

Prishtinë | 29 Gus 2021 | 15:34 | Nga Ekonomia Online

Situata me pandeminë Covid-19 në vend dita ditës është duke u keqësuar edhe më shumë.

Vetëm sot janë shënuar 36 raste të vdekjes, e që është shifra më e lartë që ka regjistruar Kosova që nga fillimi i pandemisë.

Sipas të dhënave nga MSh-ja dhe IKSHPK-ja, vetëm gjatë kësaj jave janë shënuar 132 raste të vdekjes, shkruan Telegrafi.

Nga data 23-29 gusht, janë kryer gjithsejtë 80 mijë e 519 testime, ku pozitivë kanë rezultuar 13 mijë e 423 qytetarë.

Po ashtu gjatë kësaj jave numri i personave që janë shëruar ka arritur në 6 mijë e 411.

Kujtojmë se kryeministri Albin Kurti për sot ka ftuar mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, pas situatës së rënduar me pandeminë Covid-19.

Mbetet të shihet se çfarë vendime do të merren në këtë mbledhje.

Të ngjashme