Brigadës së Zjarrfikësve i mungojë mbi 50 punëtorë – Gashi numëron kërkesat, flet edhe për grevën

Prishtinë | 18 Sht 2022 | 08:25 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ndihmës Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Mal Gashi në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se kërkesat drejtuar Qeverisë kanë qenë të vazhdueshme sa i statusit të zjarrfikësve i cili ka mbetur pezull që nga viti 2013.

Ndërsa, sa i përket grevave Gashi tha se sindikata merret me këtë çështje.

“Kërkesat tona kanë qenë të vazhdueshme po këto kërkesa zakonisht i ka përcjellë sindikata ndërsa ne si menaxhment ne kemi kërkuar që të zgjidhet statusi jonë sepse ka qenë pezull dhe Ligji e përcakton edhe pse është i mangët”.

“Prej vitit 2013 shërbimi i zjarrfikësve ka mbetur si pezull. Sa i përket grevave janë hapa sindikale”, tha Gashi.

Krahasuar me vitin e kaluar, Gashi theksoi se këtë vit janë 24 intervenime më pak, vjet kishin 1 426 përderisa sivjet 1 402.

Sipas tij, pika më kritike është personeli sepse operojnë me 87 persona e në fakt kanë nevojë për 140, raporton EO.

“Deri më tash brigada e zjarrfikësve në Prishtinë i ka pasur 1 402 intervenime janar-gusht. Krahasuar me vitin 2021 kanë qenë 1 426 që i bie 24 intervenime i kemi më pak se në vitin 2021. Pika më kritike te shërbimi jonë në Prishtinë është personeli”.

“Numri është shumë i vogël. Duhet të jemi 140 veta. Por gjithsej janë 87 zjarrfikës gati gjysma mungojnë. Na mungojnë automjete sepse janë vetëm 25. Pikën më kritike e kemi personelin. Kem problemi që nuk paguhen orët e natës të festave nuk kanë as sigurim shëndetësor këto janë kërkesa ndër vite”, tha ai.

Të ngjashme