British Airways, zgjeron shërbimet ajrore për në Prishtinë

Prishtinë | 09 Tet 2020 | 11:17 | Nga Ekonomia Online

British Airways, i konfirmon Aeroportit Ndërkombëtar te Prishtinës ‘Adem Jashari’ LKIA, planet fillestare për vitin qe vije.

Me këtë rast kjo kompani e madhe ajrore planifikon qe nga 28 marsi 2021 te lidhë aeroportin tonë  me një nga aeroportet me te mëdha ne botë, me London-Heathrow (LHR).

Fluturimet planifikon t’i realizoj me Airbus 320, tri here ne jave te Premteve, Shtunave dhe te dielave.

British Airways shërben rreth 145,000 klientë çdo dite dhe ne me shume se 200 destinacione  ne 80 shtete te botes.

Të ngjashme