BSPK i dërgon letër institucioneve: Sindikalistët në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës

Prishtinë | 01 Shk 2022 | 16:10 | Nga Ekonomia Online

Sot, e martë, më 1 shkurt 2022, Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës –BSPK-së, Atdhe Hykolli, u dërgoi letër Institucioneve përgjegjëse të Republikës së Kosovës lidhur me zvarritjen e lëndëve të Punëtorëve Sindikalistë në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës.

Letra iu dërgua Kryetarit të Gjykatës Supreme, Enver Peci, Kryetarit të Bordit të AKP-së, Nazmi Mikullovci, Drejtorit të AKP-së, Avni Jashari, dhe Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Letra ka të bëjë me kërkesat e Punëtorëve Sindikalistë të cilët e kanë lënë shëndetin në ndërmarrjet e tyre anë e kënd Kosovës, e sot nuk janë në gjendje të realizojnë të drejtat e tyre, dhe e tëra kjo për shkak të zvarritjes së lëndëve në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës.

BSPK në emër të Sindikalistëve pret nga Institucionet përgjegjëse që në kuadër të kompetencave po pa e prishur rendin e drejtësisë të përshpejtohen këto lëndë pasi që kanë të bëjnë me realizimin e së drejtës pronësore ndërlidhur me 20%-in dhe me kompensimet për lëndimet në punë e po ashtu edhe për pagat e parealizuara.

Të ngjashme