BSPK-ja thotë se Ligji për rimëkëmbje është diskriminues për disa sektorë

Prishtinë | 07 Dhj 2020 | 11:31 | Nga Ekonomia Online

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës konsideron se Ligji për rimëkëmbjen ekonomike, respektivisht pakoja e Trustit pensional, është diskriminues për disa sektorë.

Përmes një reagimi dërguar mediave, BSPK thotë se shpresojnë që të mos ketë diskriminime të tilla në pakot tjera.

“BSPK konsideron se sipas Konventës (ILO – C100) së Organizatës Botërore të Punës e miratuar në Pragë në vitin 1951 e cila e rregullon barazinë në paga, Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike respektivisht pakoja e TRUST-it pensional është mjaft diskriminuese në disa sektorë. Edh pse është një infusion i vonuar për ekonominë tone të brishtë, shpresojmë se në pakot e ardhshme mos të ketë diskriminime të tilla në mënyrë që të përfitojnë qytetarët në mënyrë të barabartë”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme