BSPK -ja zgjedh kryetarin dhe nënkryetarin e Këshillit Drejtues

Prishtinë | 29 Mar 2021 | 11:12 | Nga Ekonomia Online

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), ka zgjedhur kryetarin e ri të Këshillit Drejtues dhe nënkryetarin.

Kryetar është zgjedhur Ali Gashi nga dega e Administratës dhe nënkryetar i  KD Frasher Raci nga dega e Burgjeve.

Njoftimi i plotë

Këshilli Drejtues i BSPK u mbajt me datën 27.03.2021 në Hotel Grand (salla e kuqe). Delegatet e Kuvendit mbajten 1 minut heshtje per humbjen e sindikalisteve gjate vitit 2020 siç janë: Prof. Dr. Hajrullah Gorani, i cili ishte kryetari i  pare i  BSPK, z. Fadil Azemi, nga dega e Policisë dhe dhe z. Alush Hoti nga dega e Agrokompleksit.

BSPK ne prani te 52 delegateve miratoi procesverbalin e mbledhjes se KD te kaluar, Raportin e Punes dhe ate Financiar, Raportin e Auditimit si dhe caktoi daten e Kongresit te VIII me radhe te BSPK i cili do te mbahet me 2 tetor 2021.

Delegatet e Kuvendit gjithashtu e zgjedhen kryetarin e Këshillit Drejtues te BSPK z. Ali Gashi nga dega e Administratës dhe nënkryetar i  KD z. Frasher Raci nga dega e Burgjeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme