Bublaku: Nëse dimri i sivjetshëm do të jetë pa reshje bore – rrezik për thatësi sërish

Prishtinë | 29 Tet 2019 | 18:39 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeshefi i KRU “Prishtina”, Skënder Bublaku, ka thënë se situatat e thatësisë duhet të mirëmenaxhohen pasi janë të pritshme.

Ai po ashtu paralajmëroi që nëse dimri i sivjetshëm do të jetë me më pak të reshura atëherë ekziston rreziku për një periudhë me probleme të thatësisë, njofton Klan Kosova.

“Për mua personalisht një situatë relativisht normale dhe që mund të përsëritën. Të njëjtën e gjendje e kemi pasë edhe vitin e kaluar. Por mendoj që për dallim nga regjionet tjera, Prishtina nuk e ka këtë problem dhe nuk mendoj që ka do të shfaqet”.

“Peja dhe Prizreni janë në një situatë gati të barabartë me Gjilanin sepse varen nga ujërat nëntokësorë e që atakohen në periudha të thatësisë. Cikli është i natyrshëm. Ata që merren më meteorologji duhet të parashohin situatën sepse një të tillë kemi pasë në vitin 2014”.

“Kjo duhet të mirëmenaxhohet sepse pas një periudhe që kemi pasë me lagështi , tani kemi këtë me thatësi. Nëse Ballkani mund të mos e ketë një periudhë me të reshura atëherë çështja bëhet më sensitive. Ky vit i thatë ka pasë akumulime që mund të zgjasin një kohë”.

“Në vjeshtë ka me pasë reshje por nuk kanë me qenë shumë produktive. Akumulimet tona mbushen në periudhën e fillimit të pranverës atëherë kur shkrihet bora. Nëse dimri do të jetë pa reshje bore viti i ardhshëm do të jetë më i vështirë”.

“Faktori natyror është gjithmonë prezent. Por problemet e brendshme janë ata të menaxhimit të kompanive sepse duhet të zvogëlohen humbjet. Po ashtu menaxhimi i shpërndarjes së ujit se as zgjidhje të shpejtë nuk mund të bësh edhe po t’i kesh milionat”.

“Kompania duhet të kenë një plan emergjent dhe të aplikohen në kohë të thatësisë. Zhvillimi i resurseve të reja duhet të jetë urgjente dhe duhet të ecet në këtë hap. Duhet të ketë masa shtesë dhe aktivitete sepse me këtë trend të humbjeve është e pamundshme që të furnizohet me ujë”.

Bublaku në Info Magazine ka thënë se Kosova ka mjaftueshëm resurse për ujë të pijes por ka vënë në pah problemin e shpërndarjes së barabartë nëpër rajonet e saj.

“Resurset nuk janë të shpërndara barabartë në Kosovë, për shembull Anamorava ka më pak Dukagjini më shumë. Resurse kemi dhe i demantoj ata që thonë të kundërtën. Ne vetëm 15 për qind e shfrytëzojmë dhe këtë nuk duhet diskutuar, çështja duhet të jetë te investimi.

Ai ritheksoi se problemi aktual i thatësisë në Anamoravë nuk mund të zgjidhet shpejt, përveç me reduktime. Por sipas tij edhe reduktimet nuk janë një zgjidhje e duhur sepse qytetarët fillojnë të rezervojnë ujin.

“Ndërtimi i akumulimeve duhet të bëhet dimrit dhe të përdoret verës”.

Të ngjashme