Bucolli: Zjarri nuk ka paraqitur rrezik për operimet e KEK-ut

Prishtinë | 03 Nën 2018 | 18:59 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Zyrës për Marrëdhënie me Publikun në KEK, Skënder Bucolli, ka njoftuar se njësitë intervenuese të KEK-ut kanë eliminuar zjarrin që kaploi sot një zonë afër Termocentralit A.

“Një zjarr ka shpërthyer sot në Obiliq afër Korporatës Energjetikë të Kosovës. Tutje, zjarri ka ndodhë tek Metalkosi jashtë hapësirave operative të KEK-ut dhe nuk ka asnjë vend për panikë.

Por pavarësisht kësaj, me urdhëresë të drejtorit menaxhues Nijazi Thaqi, KEK-u me të gjitha njësitë që ka në dispozicion menjëherë kanë shkuar në vend të ngjarjes edhe e kanë eleminu zjarrin edhe nuk ka asnjë rrezik për operimet ditore që i ka KEK-u”, ka shkruar Bucolli në Facebook.

Tutje, ai ka thënë se ka qenë zjarr fushor, është djeg bari ku ka pasë edhe goma të vjetra por sipas tij, nuk ka pasë asnjë rrezik për operimet e tyre.

“Vlene te theksohet se intrvenimi ka rezultuar i suksesshem dhe gjate kesaj kohe nuk kemi pas asnjë te lenduar”, ka shkruar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme