Buja: Prokuroria vështirë të vërtetojë keqpërdorimet me listat e veteranëve

Prishtinë | 28 Gus 2017 | 14:29 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit do ta ketë të vështirë që të vërtetojë dyshimet për keqpërdorime të listave të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Kështu thotë Shkuri Buja, anëtari i Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmori të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit dhe të Internuarit të Luftës së UÇK-së, në një bisedë për Ekonomia Online.

Prokuroria kishte nisur, vitin e kaluar, hetimet për keqpërdorimet e mundshme të listave, ngase numri prej mbi 46 mijë veteranë ishte paraqitur si alarmues për institucionet.

Bazuar në hetimet e para del se Prokuroria e Prizrenit është duke hetuar 3 lëndë ndaj 4 personave, në Gjakovë kanë tri informata të cilat janë në verifikim, në Pejë nuk kanë mundur që të identifikojnë asnjë rast.

Buja mirëpret punën e Prokurorisë, por është skeptik se do të ketë rezultate.

“Prokuroria e shteti ka nis hetimet, por kur te niset hetimet duhet që të merren parasysh specifikat e verifikimit sidomos në periudhën e luftës se sa ka mundësi që prokuroria të verifikojë këtë çështje është një pyetje e madhe. Por procedurat ligjore duhet respektuar, së paku aty ku ka ankesa të verifikohen nëse vërtet ka pasur shkelje apo jo”, ka thënë Buja.

I pyetur rreth deklarimeve të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, se duhet të bëhet pastrimi i listave dhe të dënohet falsifikatorët, Buja ndonëse nuk flet konkretisht, thotë se vetë aprovuesit e ligjit për veteranët e luftës, janë ata që i kanë përcaktuar procedurat në ligj qoftë për heqje nga lista, qofshin për njohjen e statusit.

“Realisht ata që deklarohen publikisht duhet ta kenë parasysh që janë vet aprovuesit e ligjit për veteranët e luftës, janë vet ata që i kanë përcaktuar procedurat në ligj qoftë për heqje nga lista, qofshin për njohjen e statusit është e përcaktuar me ligj. Duhet të bëhet thirrje që të veprohet sipas ligjit i cili është aprovuar sepse e përcakton edhe deklarimin e rrejshëm, nga individët që deklarohen rrejshëm që kanë mbush aplikacionet, ka të përcaktuar edhe procedurën e njohjes apo të ankesës, ka edhe procedurën e drejtimin në gjykata. Thjeshtë ligji ka përcaktuar të gjitha forma të veprimit dhe kjo nuk mund të bëhet me thirrje publike, kjo duhet të bëhet përmes institucioneve, apo institucionet ta marrin përgjegjësin në bazë të ligjit”, ka thënë ai.

Sipas Bujës, numri rreth 46 mijë veteranë të cilët u deklaruan nga Komisioni Qeveritar nuk kanë qenë aktiv në luftë me “pushkë në krahë”.

“Aktiv në kuptimin e uniformës apo të pushkës jo, por në organizimin e luftës jo 40 mijë po kanë qenë edhe më shumë. Nuk është e habitshme që del një numër i madh, të gjithë e dinë se e kemi pasur problem edhe në kohën para komisionit qeveritar, ka qenë një numër i madh i verifikuar nga shoqatat në atë kohë, e organizatave të dala nga lufta dhe kjo ka qenë pengesë e aprovimit të ligjit për një periudhë. Pastaj është aprovuar ligji me ndryshime ligjore me kategorizime e të tjerë dhe kjo nuk na ka ndihmuar që të ulim numrin sepse në luftën çlirimtare ka marrë pjesë një pjesë bukur e madhe popullatës”, është shprehur Buja.

Ish-pjesëtari i UÇK-së, ka folur edhe për kategorizimin e ushtarëve të UÇK-së.

“Te kategorizimi mund të flitet a janë kategorizuar si duhet apo jo sepse në bazë të ligji pjesëmarrës është ai që ka qenë një kohë në radhët e UÇK-së dhe ka lëshuar radhët e UÇK-së është larguar nga vijat e fronit, pjesëtarë është ai që e ka ndihmuar UÇK-në qoftë në një formë apo në një tjetër edhe në aspektin politik edhe në aspektin logjistik, ndërsa ushtarë veteran apo veteranët luftërat është ai që ka pasur pushkën e krahut dhe që ka qenë në njësitet e UÇK-së”, është shprehur ai.

Komisioni qeveritar ishte formuar pas një vendimi të ish-kryeministrit Hashim Thaçi në vitin 2011 dhe kishte vazhduar punën deri në vitin 2014.

Reagime të shumta pati për numrin e madh të veteranëve nga institucioneve vendore e ndërkombëtare.

Për numrin e madh të veteranëve ka reaguar edhe FMN-ja, ngase sipas tyre, buxheti i paraparë për këtë kategori ka tejkaluar edhe paratë e planifikuara në buxhet për afro 40 milionë euro.

Të ngjashme