Buleshkaj: Nuk ka pasur asnjë shenjë se Dehari ka probleme mendore

Prishtinë | 10 Nën 2016 | 21:23 | Nga

Drejtori për Siguri në Burgje në Shërbimin Korrektues të Kosovës, Burim Buleshkaj, gjatë kontrolleve mjekësore te i ndjeri Astrit Dehari nuk janë vërejtur shenja të mërzitjes me të cilat do të rekomandohej një mbikëqyrje më e madhe ndaj tij.

I ftuar në emisionin “Jeta në Kosovë”, Buleshkaj ka thënë se raportet e punëtorëve socialë, psikologëve dhe mjekëve nuk kanë thënë se Dehari ka qenë në gjendje të keqe mendore apo emocionale.

“E ka vizituar psikologu, mjeku, punëtori social dhe raportet e tyre thonë që e ka gjendjen e mirë, qetë. Do të thotë nuk ka pasur asnjë vërejtje siç kemi raste kur me rekomandime të punëtorit social apo psikologut të çon në vëzhgim më të shpeshtë apo edhe permanent”, tha Buleshkaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme