Bullgaria jep shenjat e para për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës

Prishtinë | 03 Pri 2018 | 10:19 | Nga

Bullgaria do të respektojë statusin e neutralitetit të pavarësisë së Kosovës në samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në Sofje në maj të këtij viti.
Zëdhënësi i Brukselit për Presidencën e Bullgarisë të BE-së Genoveva Çervenakova foli për “Novosti” në lidhje me statusin e pavarësisë së Kosovës.

“Ne jemi shumë të vetëdijshëm për rëndësinë e çështjes së qëndrimit ndaj Kosovës të anëtarëve që nuk e kanë njohur atë, dhe me ata për këtë çështje ne po punojmë ngushtë në mënyra dypalëshe,” tha Çervenakova.

Ajo theksoi se qëllimi i Bullgarisë është që samiti të organizohet për të gjitha 28 shtetet anëtare dhe të paraqitet në nivelin më të lartë, si dhe të dërgojë një mesazh bashkimi për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor, i cili është një nga prioritetet e presidencës bullgare, raporton “b92”, transmeton Periskopi.

“Novosti” deklaron se Bullgaria tani është e zënë me negociatat që i ka filluar me Madridin për të gjetur zgjidhjen e duhur.

Gazeta serbe gjithashtu thekson se Sllovakët, të cilët gjithashtu nuk e njohin pavarësinë e shpallur të njëanshme të Kosovës, po i shqyrtojnë modalitetet e pjesëmarrjes.
“Ndërsa gjërat si qëndrojnë në këtë moment, me kusht që të mos ketë zhvillime të

pafavorshme të situatës, kryeministri Peter Pelegrini duhet të përfaqësojë Sllovakinë në samitin në Sofje, ndërsa Ministria e Punëve të Jashtme do të përfaqësohet nga Sekretari i Shtetit Ivan Korcok,” shtoi ajo.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme