Bulliqi: Vija kufitare çështje e rëndësishme e sovranitetit

Prishtinë | 04 Tet 2018 | 16:12 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Profesori, Shpejtim Bulliqi thotë se vija kufitare është çështje e rëndësishme e sovranitetit.

“Në këto dy vitet e fundit jemi marrë intensivisht me kufirin, jo pse ne kemi qenë ekspertë, por ndoshta momentumin që kemi kalu është dashur me u marr me këtë problem duke bërë përpjekje me bë sqarime në aspekt profesional të një vije kufitare apo administrative që ka ekzistu brenda Republikës së ish Jugosllavisë”, tha Bulliqi, raporton EkonomiaOnline.

“Përveç popullsisë dhe territorit, çështja e procesit të vijës kufitare është çështje e rëndësishme e sovranitetit të një territori. E dimë se Kosova ka pas kufijtë administrativ edhe pse u njoftë si pjesë e Serbisë, por ka pas kufijtë e saj administrativ, dhe disa kanë qenë kufij shtetëror dhe disa kufij kanë qenë kufij Republikan, dhe kjo tërësi nuk ka qenë asnjëherë pa kufijtë e saj. Ata kufij kanë qenë të  vizatuar”, tha ai.

“Këta kufij kanë pësuar ndryshime por në peridha të caktuara kohore edhe me ndryshime kanë qenë të mbuluara me vendime politike të Kosovës, kufijtë për mu ndrru është dashtë mu marr nji vendim, i pëlqimit të Kosovë dhe të Serbisë dhe pëlqimin e Politikave ndërkombëtare”, tha i.

“Kufijtë e Kosovës rrjedhë se kanë qenë të tërhequr, të shkruar dhe disa prej këtyre vijave kufitare asnjëherë nuk kanë pasuar ndryshime si vija kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi, përkatësisht Republikës së Serbisë dhe Malit të Zi”.

“Por këto ndryshime ndodhen në fund të 2018 dhe në një formë të krijuar nga deputetët e Kosovës edhe pse u përpiqem të argumentojmë se ajo punë, që është bërë nga komisioni, i mëhershëm është bërë me gabime me 82 km katror”, tha Bulliqi.

Besa Luzha nga shoqëria civile, thotë se vazhdimisht kanë tërhequr vërejtjen në lidhje me ecurinë e dialogut.

“Roli i shoqërisë civile dhe pse ne kundërshtojmë hapjen e bisedimeve si shoqëri civile, ne kemi lobuar shumë gjatë këtyre viteve që jemi quajt edhe antiamerikan kur kemi tërhequr vërejtjen se deri ku mund të shkohet me këtë qasje te anëtarit ‘të mirë’ në bisedime, vetëm për kalimin e situatës”, tha Luzha.

Luzha tha se çdo lëshim ndaj sovranitetit qoftë fusnota, e të tjerat, duke u bërë anëtarë i mirë do të ketë pasoja për vendin.

“Gjatë situatës së asociacionit kemi tërhequr vërejtjen që mund të vij deri në bosnjëzim të Kosovës”, tha ajo.

“Kjo temë aspak nuk e forcon sovranitetin dhe e diskrediton dhe në këto kushte duhet respektuar ligji. Ligji tregon se kompetencat i ka parlamenti”, tha ajo.

Luzha tha se Kosova në negociata ka shkuar e papërgatitur, dhe të shkohet në negociata me vendim humbës nuk e ka rastisur ndonjëherë të shohë, raporton EO.

“Ne jemi te shqetësuar, kemi kërkuar të ndalet ky diskutim dhe ide. Thaçi ka fillu me ndërru pak mendjen, në nja fjalor të paqartë, jo ne nuk do japim asgjë, por do marrim Preshevën këtë nuk e beson askush”, tha ajo.

“Kur u përfundu çështja e votimit dhe u mor vendimi për të votuar kufirin me Malin e Zi unë kam argumentuar që ajo vijë kufitare e përcaktuar, ka qenë gabim dhe nuk duhet votuar, duhet gjetur mënyrë për korrigjim”, tha ajo.

Profesori universitar, Agim Krasniqi, vlerëson se çështja e shqiptarëve në Ballkan nuk është e konsoliduar.

“Nëse vërtet bota shqiptare pas rënies së bllokut komunist, ku perëndimi avancoi drejt Ballkanit  Perëndimor ka filluar të zhvillohet dhe të nis procesin e zgjidhjes së problemeve që jemi ballafaquar me to. Ndoshta hapja e kësaj teme mund të shihet me një këndvështrim të tillë se bota perëndimore e shkëputi një territor, krijoi një shtet shqiptar dhe çështja e shqiptarëve në Ballkan ende nuk është konsoliduar”, tha ai.

“Pa qenë dy subjekte të barabartë, për të ardhë te një marrëveshje e tillë, kjo është jashtë sensit normal të finalizimit të një marrëveshjeje, që unë besoj që do ndodh dhe do të jetë e imponueshme,  por nuk e besoj që do jetë në dem të fajtorit shqiptar, kur bota perëndimore është e lidhur me botën shqiptare,” tha Krasniqi.

Të ngjashme