Bunari i ujit në Kamboxha emërohet me emrin e Shaqir Cërvadikut, dhe gruas së tij të ndjerë

Prishtinë | 12 Gus 2019 | 18:16 | Nga Ekonomia Online

Në një fshat shumë të varfër të Kamboxhas ku njerëzit vuajnë për ushqime dhe sidomos për ujë për pije dhe pastrim, në atë vend ku uji ka vlerën e jetës, fëmijët e këngëtarit nga Kosova, Shaqir Cërvadiku, kanë ndëruar një bunar me ujë.

Ky bunar është emëruar me emrin e këngëtari dhe gruas së tij të ndjerë, Hatixhes.

Postimi i plotë:

Sot një befasi jashtëzakonshme nga fëmijët e mi për mua dhe bashkëshortën e ndjerë Hatixhen.

Në një fshat shumë të varfër në Kamboxha (Kambodia) në Azi ku njerzit jetojnë në kasolla e në varfëri ekstreme të uritur per bukë e sidomos vuajnë për ujë ku ka thatësi të madhe dhe njerzëve u duhen disa kilometra të udhëtojnë për të kerkuar ujë për pije e pastrim.

Në atë vend ku ujë ka vlerën e jetës fëmijët e mij përmes nji fondacioni europian”Water vell project”kanë ndërtuar një bunar ( pus të ujit) në një fshat e ku uji mund gjendet shumë thellë nën tokë.

Atë bunar e kanë emërtuar me emrin tim dhe bashkëshortës së ndjerë Hatixhes të cilin e kanë përuruar dje fondacioni.
Ishte një gjest human që tregon se humaniteti njerzor nuk njeh as kufi e as racë njerëzore sepse të gjithë jemi krijesa të madhit Zot.
Faleminderit pafund fëmijëve të mi që më dhuruan lot gëzimi me këtë humanitet njerëzor.

Të ngjashme