“Burdushi” përsëri deklarohet i pafajshëm për mashtrim dhe pasurim të kundërligjshëm deri në një milion euro

Prishtinë | 01 Qer 2021 | 12:50 | Nga Ekonomia Online

Hysri Peqani, i njohur si “Burdushi”, përsëri është deklaruar i pafajshëm lidhur me akuzat për ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike, shpëlarje parash e armëmbajtje pa leje.

Pasi aktakuza u konsiderua e lexuar, i akuzuari Peqani deklaroi: “Jam i pastër”, raporton “Betimi për Drejtësi”.Seanca, e cila është e para e shqyrtimit kryesor, është duke vazhduar me fjalët hyrëse të palëve në procedurë.Sipas aktakuzës, prej kohës së pavërtetuar, së paku nga koha e regjistrimit të biznesit privat ordinanca “Burdushi”, me aktivitetin primar “aktivitetet e tjera të shëndetit të njeriut, më 15 qershor 2005 deri më 26 korrik 2019, në Prizren, në selinë e këtij biznesi, pa kualifikime profesionale mjekësore dhe pa licencë përkatëse , me qëllim të përfitimit të pasurisë në mënyrë të kundërligjshme dhe me anë të paraqitjes së rreme të fakteve se kinse posedon aftësi mbinatyrore ka dhe ashtu i mjekon edhe sëmundjet më të rënda fizike dhe psikike.

Në aktakuzë thuhet se i njëjti, të dëmtuarve ju ka kryer trajtime të improvizuara, të kota duke i vënë në lajthim dhe duke i nxitur që për këtë ti paguajnë shuma të ndryshme të parave nga 20 euro deri në më shumë se 3000 euro, ashtu që kjo vepër penale e vazhduar ka rezultuar me dobi pasurore të kundërligjshme prej rreth 1 milion euro.Për këto, ai akuzohet se ka kryer veprën penale, ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike nga neni 262, paragrafi 1 i KPRK-së lidhur me veprën penale mashtrimi në vazhdimësi nga neni 335, paragrafi 5 të Kodit Penal.

Prokuroria speciale e ngarkon të akuzuarin Peqani edhe me veprën penale të armëmbajtjes pa leje, pasi që sipas aktakuzës, gjatë kontrollit të policisë në shtëpinë e tij në Prizren, janë gjetur armë, pistoletë e tipit “Girsan” si dhe pushkë gjuetie të tipit “Super Campion”.Prokuroria pretendon se “Burdushi”, me qëllim të fshehjes së pasurisë së fituar përmes aktiviteteve kriminale, duke filluar nga viti 2006, paratë e tilla i ka futur në sistem bankar me arsyetimin se kështu i paguan këstet e kredive e më pas e ka kryer fshehjen e tyre përmes transferove bankare , ashtu që në fund i ka integruar duke i konvertuar në asete të luajtshme dhe të paluajtshme.Për këto veprime ai akuzohet për veprën penale të shpërlarjes së parave nga neni 302 të KPRK-së lidhur me nenin 32 paragrafi 1 dhe 2 nënparagrafi 2.1 të Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme