Burgim dhe gjobë me të holla për personin që u akuzua për vjedhje në Prizren

Prishtinë | 19 Shk 2021 | 10:51 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Prizren ka shqiptuar masën e burgimit prej 1 viti dhe gjobë prej 500 eurosh për personin që kishte kryer një vjedhje në Prizren.

Komunikata e plotë:

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti Përgjithshëm (gjyqtari Fatmir Krasniqi) ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarit M.R., për shkak se:

                                                ËSHTË FAJTOR

– Me datë 4 nëntor 2018, pas mesnate, në Prizren, në një lokal – market, duke vepruar edhe me persona tjerë, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete apo për personin tjetër, shfrytëzojnë momentin e volitshëm, mos prezencën e qytetarëve dhe thyejnë lokalin – marketin, në atë mënyrë që duke vepruar me forcë – shufër hekuri, i pandehuri M.R., hap derën e hyrjes së lokalit dhe hyn në lokal, dhe nga aty marrin para nga arka dhe gjësende tjera në vlerë prej dyqindetridhjetetetë euro (238.oo €) euro,  nga ku më pas largohen nga vendi i ngjarjes me veturë, e cila veturë është hasur tek i pandehuri edhe në një rast tjetër – vjedhje e rëndë në qytetin e Gjakovës, ku edhe janë hasur në flagrancë, me të cilat veprime i pandehuri M.R., të dëmtuarit i shkaktojnë dëme materiale si më lartë,

– Kësodore ka kryer veprën penale vjedhja e rëndë, nga neni 327 par. 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarin  M.R., e GJYKON

  • Dënim me GJOBË në shumën prej pesëqind (500) euro,
  • Dënim me BUGIM në kohëzgjatje prej një (1) viti,  (i cili dënim do të ekzekutohet në afatin ligjor prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi).

Pas shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari i rastit  ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar.

Për të akuzuarin M.R. Gjykata kishte lëshuar URHDËARREST, dhe pas sjelljes nga ana e Policisë së Kosovës, në shqyrtim gjyqësor i akuzuari M.R. e ka pranuar fajësinë për veprën penale për të cilën akuzohej.

Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme