Burri në Pejë rrah gruan e fëmijët, i bënë për spital

Prishtinë | 04 Sht 2021 | 08:58 | Nga Ekonomia Online

Viktima të dhunës në familje përveç grave shumë herë janë edhe fëmijët.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe në Pejë, dje rreth orës 12:30. Një burrë ka sulmuar fizikisht gruan dhe dy fëmijët e tij, duke u shkaktuar lëndime trupore.

Siç njofton Policia, burri i dyshuar për dhunë në familje është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq gruaja dhe fëmijët e tij kanë pranuar trajtim mjekësor.

Të ngjashme