Burri nga Klina përzë nga banesa nënën dhe vëllanë

Prishtinë | 08 Jan 2021 | 09:35 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë nga Klina, meqenëse dyshohet se i njëjti kishte ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij. I njëjti thuhet se ka probleme psikike, raporton Express.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se i njejti ka thyer disa orendi dhe ka larguar nga banesa nënën dhe vëllain.

“Klinë 07.01.2021 – 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. I dyshuari ka probleme psikike dhe i njëjti kishte thyer disa orendi dhe i kishte larguar nga banesa nënën dhe vëllain. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raport.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme